Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Mirëmbajtja rrugore/ Ja foto e furgonit ku u gjet arsenali i armëve në Tiranë

Mirëmbajtja rrugore/ Ja foto e furgonit ku u gjet arsenali i armëve në Tiranë

08:47, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një arsenal i madh armësh u zbulua një ditë më parë në Tiranë. Armët luftarake ishin fshehur në një furgon që ishte ngarkuar jo shumë larg Drejtorisë së policisë Tiranë.

Furgoni ishte veshur me adeziv nën logon e kompanisë së ndërtimit "Gener2" me qëllim krijimin e përshtypjes se makina i përkiste pikërisht kësaj kompanie private.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se policia kriminale ka qënë në vëzhgim të grupit të 3 personave, duke i lokalizuar pikërisht në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Image

Në pamjet e siguruara nga vendngjarja, shihet se në xhamin ansor të furgonit ndodhej logoja e kompanisë “Gener 2”, ndërsa në pjesën e sipërme të mjetit ishin vendosur disa pajisje të ngjashme me fenelina dhe shenja sinjalistike, të cilat krijonin përshtypjen e një mjeti pune në terren.

Image

Kamuflimi dyshohet se ishte menduar për të shmangur kontrollet dhe tërheqjen e vëmendjes, ndërkohë që në brendësi të mjetit u gjetën 23 armë zjarri, përfshirë 5 snajperë, silenciatorë, municion luftarak, pajisje për shpërthime në distancë, si dhe uniforma të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë mësohet se autorët kane thënë se armet i kane pasur për koleksion.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco