Trafikantët e municioneve dhe armatimeve të sekuestruara një ditë më parë nga Policia e Tiranës, kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”.
Mësohet se ky mjet kishte më shumë se një muaj që qëndronte i parkuar në zonë dhe se është ruajtur me efektivë civilë për të zbuluar kush hynte dhe kush dilte nga furgoni.

Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve
Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, është në emër të të arrestuarit Eugert Sino.

I riu i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka dieni kush i ka futur aty, në një kohë që furgoni qëndronte i parkuar pranë banesës së tij.
© SYRI.net