Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

VIDEO/ Mori kredi 65 mijë euro për të blerë tokën në Theth, qytetarit i shesin dy herë pronën

21:04, 26/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare.

Gjoni, banor i zonës, pretendon se në vitin 2018 bleu 11 dynym tokë nga familja Praçaj, duke paguar 65 mijë euro me kontratë noteriale. Paratë, sipas tij, shkuan kryesisht për të shlyer borxhet e njërit prej trashëgimtarëve. Por, ndonëse shumica e familjarëve firmosën, njëra nga trashëgimtaret, Vera, nuk ishte në Shqipëri dhe nuk nënshkroi.

“Kam dhënë 42 mijë euro në bankë në emër të Gjovalinit. Prisja që Vera të vinte për firmën dhe pjesën tjetër të parave. Por kur e takova, më tha: mos i jep lekë askujt, se unë nuk di gjë që toka është shitur” – rrëfen Gjoni.

Ndërkohë, në vitin 2022, e njëjta tokë është rishitur për vetëm 30 mijë euro te një blerës i dytë, këtë herë me firmën e Verës në kontratë. Vetëm tre ditë më pas, blerësi i dytë e ka rishitur sërish për një çmim edhe më të ulët, duke ngritur dyshime për manovra fiktive.

Familja Praçaj, e përfshirë në marrëveshje, ka dhënë versione kontradiktore: nëna Lula e pranoi se i kishte marrë paratë Gjonit për të larë borxhet e djalit, ndërsa vajza Agetina e quajti thjesht një “marrëveshje borxhi” dhe jo shitje toke.

Avokati i palës së dëmtuar thotë se problemi qëndron edhe te mosveprimi i ASHK-së, pasi aplikimi i Gjonit për regjistrim nuk figuron në sistem, ndonëse pagesat janë bërë.

“Pa më vrarë mua, këtë tokë nuk e gëzon askush. Unë kam investuar gjithë jetën, me kredi e me mundim. Nuk e lë tokën!” – shprehet Gjoni i revoltuar.

Çështja tashmë ndodhet në prokurori dhe në gjykatë, ndërsa pala e dëmtuar thotë se nuk do të ndalet derisa të marrë pronën që e quan të vetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco