Një 62-vjeçar, grek, i njohur për autoritetet nga një incident i kohëve të fundit i ngjashëm me një thriller, u arrestua me dy bashkëpunëtorë të tjerë, ndërsa prisnin pemë me qëllim shitjen e tij, në zonën e Arethousa.
62-vjeçari u kap në flagrancë më 16 shtator, së bashku me një 65-vjeçar, duke kryer prerje të paligjshme dhe të pakontrolluar të druve, me qëllim tregtimin e tyre.
Veprimet e tyre rezultuan në shpyllëzimin e një sipërfaqeje të madhe të shpatit të malit, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme në tokën pyjore, shkatërrim ekologjik dhe degradim të mjedisit pyjor, siç thuhet në dosjen e çështjes.
Në kuadër të një operacioni të organizuar të kryer të enjten me ndihmën e Departamentit të Parandalimit dhe Shtypjes së Krimit dhe Zyrës së Mjeteve Ajrore Pa Pilot të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Selanikut, 62-vjeçari u gjet dhe u arrestua në shtëpinë e tij në komunën e Volvës.
Kjo nuk është hera e parë që 62-vjeçari grek ka qenë shqetësues për policinë dhe autoritetet gjyqësore. I akuzuari ka qenë i arrestuar edhe në nëntor 2022, pasi trupi i një prerësi drush shqiptar 51-vjeçar, u gjet në malet e Kerdylias.
51-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të prerë dru në mal, së bashku me 62-vjeçarin, dhe nuk u kthye në familje për tre ditë të tëra. Nisur nga kjo situatë dhe mungesës për tri ditë në familje, vëllai i tij i shqetësuar e raportoi atë të zhdukur në polici më 4 nëntor 2022.
Një operacion i madh nisi atëherë për ta gjetur atë dhe oficerë policie nga Departamenti i Krimeve Kundër Jetës, nga shërbime të ndryshme të Policisë Helenike dhe me ndihmën e qenit të policisë "Spark", arritën ta gjenin viktimën, 51 vjeçarin shqiptar në një zonë malore të Bashkisë së Volvës. Ai u gjet në gjendje të mjerueshme, i pajetë dhe pranë trupit të tij kishte shenja të dukshme gjaku, rezultat i plagës në kofshë që kish marrë nga sharra elektrike.
"Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se këmba e tij ishte prerë nga përdorimi i sharrës elektrike, për prerje drurësh”, kishte thënë atëherë për mediat vëllai i shqiptarit, viktimës 51-vjeçare.
Hetimi mjeko-ligjor zbuloi se trupi i viktimës kishte plagë edhe pas vdekjes, të shkaktuara nga kafshët e egra, si dhe plagë në këmbën e majtë nga një sharrë elektrike.
62-vjeçari grek, cili mësohet se pas kësaj ngjarjeje të rëndë e kishte braktisur viktimën në mal dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes me djalin e tij, u akuzua për këtë rast.
Për këtë rast specifik, ai u dënua së fundmi nga Gjykata e Përzier e Jurisë së Serresit për ekspozim fatal, sepse e la viktimën të pafuqishme, të cilën e kishte marrë me vete për të kryer prerje pemësh në pyll. Sipas informacioneve, ai u dënua me disa vite burg, ndërsa ekzekutimi i vendimit u pezullua pas dërgimit të kërkesës së tyre në Gjykatën e Apelit.
Por ndërkohë mësohet edhe se kundër 62-vjeçarit grek ishte në pritje një urdhër arresti nga Komiteti Hetimor i Selanikut, për prerje-transportim të paligjshëm të natyrës së krimit dhe shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit. Përveç kësaj, u ngrit një çështje penale për shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e Antikiteteve dhe Trashëgimisë Kulturore në Përgjithësi.
Gjatë arrestimit të tij, oficerët e policisë gjetën në shtëpinë e tij gjashtë zinxhirë rezervë sharre elektrike që ai i përdorte për prerje të paligjshme, pesë llamba për përdorim natën dhe një detektor metali, për të cilin ai nuk kishte leje posedimi./ Protothema.
© SYRI.net