Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Kapet me produkte ushqimore pa faturë, kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

Kapet me produkte ushqimore pa faturë, kaloi ilegalisht kufirin, arrestohet 53-vjeçari në Kukës

09:30, 17/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke kaluar ilegalisht kufirin me një automjet me produkte ushqimore pa faturë.

Gjatë këtij operacioni, policia ka sekuestruar automjetin dhe produktet.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, gjatë kontrolleve në terren, kanë konstatuar në fshatin Pakisht, automjetin kamionçinë me drejtues shtetasin 53-vjeç. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan produkte ushqimore, pa faturë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin 53 vjeç, banues në Rahovec, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco