Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

‘700 euro për 5 ditë leje’/ Arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

‘700 euro për 5 ditë leje’/ Arrestohet shefi i regjimit në burgun e Lushnjes

21:59, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shefi i regjimit të brendshëm në Lushnje, është arrestuar mbrëmjen e sotme pas denoncimit në emisionin investigativ ‘Stop’ ku u zbulua se merrte para në këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit.

Në emision punonjësi i Burgut të Lushnjes u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të burgosur.

Ndërkohë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, duke deklaruar se ai është arrestuar.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ ‘Stop’, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i identifikuar është komisar H. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.

Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco