Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Qytetarët në shesh, Rama turizëm në Zvicës

Ekzekutimi i shkodranit në Kanada/ Më herët humbi gruan, autorët u larguan me një fuoristradë

Ekzekutimi i shkodranit në Kanada/ Më herët humbi gruan, autorët u larguan me një fuoristradë

20:42, 16/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i shkodranit Paulin Harusha në Kanada.

Policia thotë se ngjarja e rëndë ndodhi në mesnatën e 13 shtatorit.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ajo e gjeti 43-vjeçarin me plagë të rënda nga armë zjarri brenda makinës së tij.

Hetuesit thonë se autorët u larguan përpara se të mbërrinte policia. Ata u larguan me një fuoristradë me ngjyrë të hapur.

Autoritetet nuk kanë publikuar asnjë përshkrim për autorët, por kanë kërkuar ndihmën e publikut. Banorëve, bizneseve dhe shoferëve të zonës iu është kërkuar që të rishikojnë kamerat e tyre për të parë nëse ka të dhëna që mund të ndihmojnë për të identifikuar mjetin ose të dyshuarit.

Ndërkohë, në mediat sociale, banorët e zonës thonë se Harusha kishte humbur në fillim të këtij viti edhe bashkëshorten e tij, Brankën.

Çifti la pas dy fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco