SYRI TV/ Të përfituara nga krimi, sekuestrohen 33 apartamente në Durrës, pasuritë në emër të Arben Lamçes

21:21, 15/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Me urdhër të prokurorisë së Durrësit janë sekuestruar pasuritë e Arben Lamçajt, i njohur si pjesë e grupit të vëllezërve Çopja në Elbasan.  33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete u është vendosur shirit i sekuestros, pasi dyshohen se janë pasuri të vendosura nga krimi. Lamçja dyshohet si i përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja, 16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, mes tyre edhe tentativa për të vrarë Nuredin Dumanin.

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit Arben Lamçja, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Pasuritë e sekuestruara dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet veprimtarisë kriminale të Lamçes në fushën e narkotikëve. Në kuadër të hetimeve mbi procedimin pasuror nr.01, të vitit 2025, rezultoi se ky shtetas, ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe ka krijuar pasuri të paluajtshme dhe automjete të cilat nuk justifikohen me ardhura të ligjshme.

Pasuritë e sekuestruara janë 33apartamente në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, Katër dyqane, Katër garazhde  dhe  15 automjete.  Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” dhe u arrestua në Prishtin në gusht të 2024 dhe më pas  u ekstradua nga Kosova drejt vendit tonë.Ndërkohë që emri i tij doli pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, ku sipas SPAK Arben Lamçja dyshohet se gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lamçja dyshohet gjithashtu se është përfshirë në 5 krime të porositura nga fisi Çopja, 16 atentate të tjera konsiderohet në dështuara, pasi objektivët kanë mbijetuar, ose në disa raste nuk janë plagosur fare. Arben Lamçja rezulton një emër i njohur për drejtësinë, si dhe një person me rekorde kriminale edhe në Itali. Ai akuzohet nga SPAK për “Sigurimin e kushteve për të kryer vrasje”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco