Aksident i rëndë në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës. Policia ende nuk ka mbërritur në vendngjarje

17:18, 14/09/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër, ku një automjet tip Benz e ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, ndërsa shkaqet e tij mbeten të panjohura.

Policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë.

Rruga përkohësisht mund të jetë e bllokuar ose me qarkullim të kufizuar derisa të kryhen veprimet e para nga forcat e rendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco