SPAK nis operacion kundër korrupsionit në IMT, arrestohen dy persona

SPAK nis operacion kundër korrupsionit në IMT, arrestohen dy persona

18:06, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SPAK ka nisur një operacion të përbashkët për arrestimin e disa punonjësve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), të dyshuar për korrupsion. Burime pranë organit hetues bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar dy persona, ndërsa të paktën dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Operacioni erdhi pas një denoncimi në polici, ku u raportua se këta punonjës merrnin ryshfet nga biznese të ndryshme për t’i favorizuar në zbatimin e ambienteve publike, duke lejuar ndërtime të paligjshme.

Në muajt e fundit, qeveria ka intensifikuar aksionet për shembjen e objekteve dhe shtesave të ndërtuara pa leje, në një përpjekje për të luftuar ndërtimet e jashtëligjshme dhe korrupsionin në këtë sektor. Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) filloi me shembjen e objekteve pa leje në Theth, të cilat përdorej si bujtina për turistët, dhe më pas u zgjerua në qytete të tjera si Tiranë dhe Vlorë.

Hetimet dhe operacionet e mëtejshme pritet të zbardhin më tej rrjetin e dyshuar të korrupsionit brenda institucionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco