Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

13:54, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, policia ka njoftuar arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në Voskopojë, ku humbi jetën një grua.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, në pranga ka rënë shtetasi F. H., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se përplasi me automjetin e tij shtetasen A. D., 53 vjeçe, e cila fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të aksidentit vijojnë nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Korçë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco