Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

Gomonia pëson defekt në det, turistët bllokohen në Gjirin e Kakomesë

19:40, 26/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta, njofton Kapiteneria e Portit Sarandë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco