Gjirokastër/ Vodhi një shumë parash në një lokal në fshatin Petran, shpallet në kërkim 60-vjeçari

Gjirokastër/ Vodhi një shumë parash në një lokal në fshatin Petran, shpallet në kërkim 60-vjeçari

13:46, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 60-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Përmetit, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një lokal në fshatin Petran.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e biznesit të shtetasit A. L., ndërsa autori i dyshuar, S. L., është banor i qytetit të Përmetit.

Policia ka referuar materialet në prokurori dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në  fshatin Petran.       

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.      
 
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua në aksin rrugor "Tepelenë-Gjirokastër", duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.     

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.   
 
Ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkëndive elektrike, janë djegur plotësisht automjeti që drejtonte shtetasi Sh. S., në aksin rrugor "Gjirokastër-Dhoksat", dhe automjeti që drejtonte shtetasi E. C., në aksin rrugor "Memaliaj-Izvor". Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit, për të dyja rastet.      

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco