Itali/ Arrestohet në Itali shqiptari që zhvaste fermerin me kërcënime dhe pagesa mujore deri në 4 mijë euro

Itali/ Arrestohet në Itali shqiptari që zhvaste fermerin me kërcënime dhe pagesa mujore deri në 4 mijë euro

12:20, 25/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua ditë më parë nga Policia e Raguzës në Itali, pasi u denoncua nga ish-pronari i tij, fermer në zonë, se e zhvaste nën kërcënim prej dy vitesh me shuma nga 1400-4 mijë euro pothuajse çdo muaj.

Herë pas here shqiptari, ish i punësuar në fermë, e kanoste për pagesa me telefonata dhe nëse nuk paguante, do i bante keq atij dhe do i shkatërronte makineritë. Gjithashtu e paralajmëronte që të mos denonconte, por në mes të muajit gusht, fermeri iu drejtua oficerëve për ndihmë.

Policia italiane ka zbardhur edhe momentet e operacionit dhe të arrestimit të shqiptarit. Kësti i fundit që do paguhej ishte 1400 euro. Operacioni u krye me dorëzim të kontrolluar, në një prej lokaleve të njohura të zonës. Në momentin që mori zarfin me euro, agjentët i vunë prangat 30-vjeçarit, që do hetohet për disa vepra penale.

Shumat e kërkuara varionin, në intervale prej 30-40 ditësh, dhe shoqëroheshin me kërcënime të qarta për dëmtim fizik ose dëmtim të automjeteve bujqësore të fermës, informon Policia.

Pas përfundimit të formaliteteve, i dyshuari u dërgua në Burgun e Raguzës dhe u vu në dispozicion të Zyrës së Prokurorit Publik në Gjykatën e Raguzës, ku ndodhet në paraburgim, në pritje të procesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco