VIDEO-Lushnjë/ Makina përplas motoçikletën, plagosen rëndë babë e bijë

21:28, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Fiershegan- Kuçovë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Çunat, ku një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur nga pas një motoçikletë që shkonte drejt fshatit Thanë.

Në motoçikletë udhëtonin dy persona, babë e bijë. Policia në vendngjarje ndërsa të dy të aksidentuarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Sipas informacioneve mësohet se janë nën kujdesin intensiv të mjekëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco