Shqiptari dënohet me 3.4 vite burg, u kap me kokainë në Angli (EMRI)

Shqiptari dënohet me 3.4 vite burg, u kap me kokainë në Angli (EMRI)

21:04, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shqiptar është dënuar me 3.4 vite burg pasi u kap duke shpërndarë drogë në parkingun e Lidl, Burslem. Në momentin e arrestimit policia i sekuestroi kokainë me vlerë 4. 5 mijë paund

Erion Kakuli, 25 vjeç u dënua më 20 gusht nga Gjykata e Kronës në Stoke-on-Trent, pasi më parë ishte deklaruar fajtor për posedim kokaine me qëllim shpërndarjeje.

Ai u arrestua në qershor në Broad Street dhe u dërgua në paraburgim.

Gjatë kontrollit në apartamentin e tij në Hanley, u gjet kokainë e ndarë në doza individuale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco