Një plantacion me pemë në fshatin Baçallëk të Pogradecit, u dogj nga zjarri, i cili dyshohet se u shkaktua nga një banore e zonës. Ajo është shoqëruar në komisariat, ndërsa përhapja e flakëve u parandalua nga ndërhyrja e zjarrfikëses. Në Fier policia arrestoi një 51 vjeçar, i cili shkaktoi zjarr pranë hekurudhës, ku për pasojë u dogjën 600 metra katror lëndë drusore të linjës hekurudhore.
Syri tv
Një sipërfaqe me peme frutore është përfshirë nga flakët në fshatin Baçallëk të Pogradecit. Dyshohet se shkak është bërë nje zjarr i ndezur nga nje banore e zonës e cila po digjte disa mbetje dhe ferra pranë banesës se saj, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kane djegur një sipërfaqe me pemë frutore dhe kanë rrezikuar një banese.
Falë ndërhyrjes së shpejt të ekipit zjarrfikës në Pogradec, flakët u vunë në kontroll. Për këtë situatë zonja është shoqëruar nga blutë e Pogradecit te cilët po merren me veprimet procedurale për rastin.
Edhe në Fier një shtetas u arrestua pasi dyshohet se është autor i vënies së zjarrit në lagjen “16 prilli”, ku u dogjën rreth 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Romeo Ndreko 51 vjeç, banues në Fier.
51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net