4 makina përplasen me njëra-tjetrën në aksin Bulqizë-Peshkopi, disa të plagosur

4 makina përplasen me njëra-tjetrën në aksin Bulqizë-Peshkopi, disa të plagosur

09:36, 24/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident i katërfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi.

Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur duke përfunduar në kanal.

Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco