Masakroi gruan, zbardhet deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem...

Masakroi gruan, zbardhet deklarata shokuese e Pandeli Nakolecit: Ia bëra mirë, e meritonte! Nuk pendohem...

19:52, 23/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas arrestimit, 40-vjeçari shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e tij 36 vjeçare, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për krimin që kreu.

Mediat greke shkruajnë se në momentin e arrestimit ai ka thënë përpara policëve, se kishte bërë shumë mirë që e kishte vrarë atë.

Gruaja ime po më tradhtonte, çfarë duhet të bëj? Ia bëra mirë, e meritonte, nuk pendohem për asgjë”, raportojnë mediat.

Krimi brutal ndodhi në Volos të Greqisë, ku 40-vjeçari Pandeli Nakoleci vrau gruan e tij 36-vjeçare Marjola, me të cilën ka katër fëmijë.

Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin.

Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij me një objekt të mprehtë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit për t’u arrestuar ditën e shtunë, jo shumë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco