Shqiptarja nga Kosova paraqitet në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te Trauma. Dyshohet se…

Shqiptarja nga Kosova paraqitet në gjendje të rëndë në spital, ndërron jetë te Trauma. Dyshohet se…

10:39, 23/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua 39-vjeçare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2025, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Shtetasja A. I., 39 vjeçe, u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ndërroi jetë.

Sipas informacioneve të para hetimore, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Megjithatë, autoritetet janë në pritje të rezultateve mjeko-ligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e ndërrimit të jetës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco