Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga ngjarja e ndodhur këtë të premte në zonën e Kombinatit, ku u regjistruan të shtëna me armë. Sipas policisë, incidenti u regjistrua
rreth orës 12:10 të mesditës së sotme në rrugën “Petraq Leka”, në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, por për shkak të hetimit në vijim, gjeneralitetet e tij nuk bëhen ende publike.
Policia vijon punën në terren për kapjen e autorit si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net