E moshuara e cila u përplas paraditen e sotme në aksin Lin-Pogradec ka ndërruar jetë.
Mësohet se e moshuara nuk ka arritur t'iu mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
LEXO EDHE: VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Lin-Pogradec, makina përplas të moshuarën dhe një fëmijë
Ajo u përplas së bashku me një vajzë të vogël teksa po kalonin nga një krah në krahun tjetër të rrugës.
Si pasojë e përplasjes e moshuara mori dëmtime të shumta. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net