'E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë'- Detaje nga krimi në familjen shqipare në Greqi, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve

'E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë'- Detaje nga krimi në familjen shqipare në Greqi, zbardhet dëshmia e njërit prej fëmijëve

11:32, 22/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje janë zbardur nga ngjarja e rëndë në Volos të Greqisë, ku një grua shqiptare ka mbetur e vrarë me thikë nga bashkëshorti, i cili është në arrati.

LEXO EDHE: FOTO/ Krim në familjen shqiptare në Greqi, 40-vjeçari vret në hyrje të pallatit bashkëshorten dhe arratiset!

Sipas raportimeve nga mediat greke, ngjarja ka ndodhur në prani të fëmijëve të çiftit, njëri prej të cilëve ka dhënë një dëshmi tronditëse para autoriteteve:

“E pashë babain duke e vrarë nënën me thikë”, është shprehur ai.

Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri 40 vjeçar, vrau gruan e tij 36 vjeçe dhe u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve nga protothema.gr, nuk ka pasur të dhëna për dhunë në familje, megjithatë, autori ishte përdorues droge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco