Një rast dhune në familje është regjistruar në Tiranë, ku një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia, pas një konflikti me vjehrrin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. S., 32 vjeç, i dyshuar për goditjen e vjehrrit të tij gjatë një debati të çastit, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme ligjore.
© SYRI.net