Vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Arbër Veliaj, është paraqitur sërish ditën e sotme në SPAK.
Ai ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambjentet e Prokurorisë dhe pasi ka dalë nuk ka folur për mediat.
Ndërkohë një ditë më parë ai deklaroi se kishte shkruar në institucionin e akuzës vullnetarisht.
I pyetur nga gazetarët se për çfarë ishte pyetur, një ditë më parë, Arbër Veliaj deklaroi si i vëllai i tij dikur që shkonte të takonte kolegët se, “erdha vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”.
Arbër Veliaj u mor në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj Erion Veliajt.
Kujtojme qe tre jave me pare Gjykata e Posaçme e Apelit rrezoi nje ankimim të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë e tij dhe në ambientet e bizneseve.
Gjykata e Lartë, me një vendim të datës 25 Maj, pranoi rekursin e Arbër Veliaj dhe ktheu dosjen për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm tek i njëjti trup gjykues.
Por, togat e zeza vendosën mospranimin e ankimit të vëllait të kryebashkiakut kundër vendimit të datës 20 Dhjetor 2024 të Gjykatës së Posaçme për ushtrimin e kontrolleve.
Kujtojmë se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK së bashku me 6 biznesmenë për vepra penale si korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

© SYRI.net