Zjarr i fuqishëm në kodrat pranë Drashovicës, Selenicë,  era përhap flakët me shpejtësi

Zjarr i fuqishëm në kodrat pranë Drashovicës, Selenicë, era përhap flakët me shpejtësi

22:39, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri është aktivizuar sot në kodrat pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë.

Terreni i vështirë ku janë përhapur flakët po e bën të vështirë ndërhyrjen për fikjen e zjarrit, ndërsa era e fortë që fryn po ndihmon përhapjen e tij me shpejtësi.

Autoritetet lokale dhe banorët e zonës po punojnë për të mbajtur situatën nën kontroll. Deri më tani nuk ka të dhëna për dëme materiale apo rrezikim të banesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco