Vijojnë flakët në Fushë Dukat, Vlorë, banorët vënë nën kontroll zjarret, ndërhyrja e zjarrfikësve mungon

Vijojnë flakët në Fushë Dukat, Vlorë, banorët vënë nën kontroll zjarret, ndërhyrja e zjarrfikësve mungon

22:33, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vatrat e zjarrit aktive në Fushë Dukat, në zonën e Vlorës, janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së banorëve.
Ata kanë bërë të mundur mos përhapjen e flakëve me mjete rrethanore.

Banorët shprehen se asnjë zjarrfikës nuk ka ardhur në ndihmë për të fikur vatrat e zjarrit, të cilat ndodheshin vetëm 5 metra larg banesave të tyre. Ata theksojnë se me flakët po luftojnë vetëm banorët me mjete rrethanore, pasi zjarrfikësit dhe shërbimi i emergjencave civile nuk janë prezentë.

Në pamjet e siguruara nga Syri TV, shihen qartë banorët që po përpiqen të mbajnë flakët e mëdha nën kontroll, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e tyre drejt banesave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco