Zjarr masiv në Fushë Dukat, flakët vetëm 50 metra larg banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Zjarr masiv në Fushë Dukat, flakët vetëm 50 metra larg banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

21:31, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër e re zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në zonën Fushë Dukat, Vlorë, duke shkaktuar panik dhe frikë tek banorët. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një zonë fushore dhe ndodhen vetëm rreth 50 metra larg banesës më të afërt.

Sipas raportimeve situata është alarmante, pasi era dhe temperaturat e larta po ndihmojnë përhapjen agresive të flakëve. Deri në momentin e raportimit, njësitë zjarrfikëse nuk kanë mbërritur ende, ndërsa në terren është parë vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë të rastësishëm.

Banorët kanë bërë thirrje urgjente për ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale dhe emergjencat civile, me qëllim neutralizimin e flakëve përpara se të prekin zonat e banuara.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, por rreziku për dëme materiale është i madh nëse situata nuk vihet nën kontroll sa më shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco