Aksident në aksin Vlorë-Orikum/ Plagoset një person, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në aksin Vlorë-Orikum/ Plagoset një person, shkak parakalimi i gabuar

17:36, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum. Mësohet se dy automjete u përplasën si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco