Grabitet banesa në Sukth/ Autorët kërcënojnë familjarët me armë, vjedhin një shumë parash

Grabitet banesa në Sukth/ Autorët kërcënojnë familjarët me armë, vjedhin një shumë parash

15:43, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e kesaj të enjte në Sukth të Durrësit. Persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur kanë mësyrë në një banesë në zonën e Sukthit.

Nën presion të vazhdueshëm dhe kërcënimin e armëve, autorët kanë marrë një shumë parash, kursime të familjes. Ngjarja, sipas burimeve nga policia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit të kësaj të enjte.

Pasi kanë marrë shumën e parave, autorët janë larguar, ndërsa të zotët e shtëpisë lajmëruan policinë. Blute shkuan menjëhere në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Policia ka marrë edhe dëshmite e anëtarëve të familjes, të cilët kanë treguar me detaje atë që kishte ndodhur. Teksa po vijon hetimet dhe kërkimet për vendndodhjen e autoreve, policia është e rezervuar për të dhënë më shumë detaje në lidhje me ngjarjen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco