EMRI/ Kapet në Durrës, do ekstradohet në Zvicër 25 - vjeçari

EMRI/ Kapet në Durrës, do ekstradohet në Zvicër 25 - vjeçari

13:22, 21/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Është kapur nga policia në Portin e Durrësit shtetasi në kërkim Mërgim Bruti.

Ai do të ekstradohet ne Zvicër. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".       

Njoftimi:

Port, Durrës 

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Zvicër, një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.   

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.           

Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi M. B., 25 vjeç, banues në Itali.      

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern, pasi Gjykata e Luzern, Zvicër, me vendimin e datës 08.01.2025, e ka dënuar me 27 muaj burgim, për veprat penale "Vjedhja" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".       

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Zvicër, për ta ekstraduar këtë shtetas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco