Shiste kokainë, prangoset gruaja shqiptare, tentoi ti ikte policisë

Shiste kokainë, prangoset gruaja shqiptare, tentoi ti ikte policisë

21:46, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Një 51-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila ndodhej në Itali pa vendbanim të përhershëm dhe që rezulton e njohur më parë nga policia, është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Më herët, forcat e rendit kishin ndaluar për kontroll dy burra në një automjet në komunën e Magione-s, të cilëve iu gjetën me 0,7 gramë dhe 1,3 gramë kokainë. Ata u referuan në Prefekturë si ‘përdorues’.

Pas kontrollit të mëtejshëm në banesën e njërit prej tyre, karabinierët gjetën aty edhe 51-vjeçaren shqiptare. Në momentin që pa forcat e policisë, ajo tentoi të hidhte tre qese të vogla të mbyllura hermetikisht, të cilat përmbanin gjithsej 1,70 gramë kokainë.

Nga kontrolli personal i ushtruar ndaj saj, u sekuestruan edhe 4 qese të tjera me 2,20 gramë kokainë, 50 euro cash – të dyshuara si përfitim nga shitja e drogës – si dhe një telefon celular.

Pas kësaj, gruaja u arrestua në flagrancë për veprën penale të ‘posedimit me qëllim shpërndarjeje të lëndëve narkotike’.

Pas procedurave të zakonshme në Komandën e Karabinierëve në Città della Pieve, ajo u mbajt në qelitë e sigurisë në pritje të procesit gjyqësor të shkurtuar. Gjyqtari konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën ndaluese të moslejimit të kthimit në Provincën e Perugias.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco