Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 17 në Durrës, ku një automjet ka përplasur 5 deri në 6 makina të parkuara përgjatë rrugës.
Mjeti, i drejtuar nga një i ri, ka dalë nga njëra korsi në tjetrën, duke shkaktuar panik dhe rrezik për banorët e zonës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të plagosur.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa rruga u bllokua në të dyja drejtimet, duke krijuar trafik të rënduar në zonë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.
© SYRI.net