Plagosja në Hamallaj/ Sherri nisi për parkimin! 28 vjeçari me dy plumba në trup në gjëndje kritike për jetën, në kërkim autori! (Emrat)

18:12, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur pasditen e sotme (20 gusht 2025)  në Hamallaj të Durrësit, ku një 28 vjeçar ndodhet në gjëndje kritike për jetën pasi u godit me dy plumba.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40. Dyshohet se shkak i konfliktit mes Altin Lekëgegaj, autorit dhe të riut Liridon Rada ka qenë një vend parkimi.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori dhe i plagosuri janë konfliktuar për vendin e parkimit dhe më pas janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burimet bëjnë me dije se pas krimit autori 44 vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”, ndërsa i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit në gjëndje të rëndë për jetën.

Bluzat e bardha i kanë bërë të ditur gazetares së Syri Tv, Albana Aliaj se 28 vjeçari Liridon Rada ka akoma plumbin në brinjë dhe nuk mund të transportohet drejt Traumës.

Forcat e policisë ndodhen në terren dhe po vijojnë kërkimet për arrestimin e tij. Po kontrollet zona dhe ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Njoftimi i policisë

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco