Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin (EMRI)

Ktheu oborrin e shtëpisë në parcelë kanabisi, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin (EMRI)

12:53, 20/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 32-vjeçar u arrestua në Kurbin për kultivim të lëndëve narkotike.

Hajdar Lama, kishte kultivuar kanabis në oborrin e banesës së tij, në fshatin Kodër Shullaz.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco