Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të natës së djeshme në fshatin Kryekuq të Divjakës.
32-vjeçari Besmir Kumria u godit me thikë për vdekje nga Xhesion Toromeni.
Sipas informacioneve jozyrtare, autori pasi ka parkuar makinën në rrugë, ka hyrë me thikë në dorë në drejtimin e tavolinës ku ishte viktima, i cili shoqërohej nga miqtë e tij.
Viktima punonte gjatë sezonit veror në Himarë, ndërsa dje ndodhej në fshat.
Policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Kryekuq të Divjakës.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.
Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit.
© SYRI.net