Detajet / 59-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët?

Detajet / 59-vjeçari humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, çfarë thonë familjarët?

10:31, 19/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familjarët e 59-vjeçarit nga Progëri i Devollit, i cili ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në një klinikë dentare, kanë deklaruar se nuk kanë dyshime për rrethanat e vdekjes. Ata theksojnë se ndarja nga jeta e tij ka ndodhur për shkaqe natyrale dhe se përkimi pas trajtimit dentar ka qenë rastësi.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (18 gusht), kur i ndjeri me iniciale SH. D., kishte shkuar në klinikë së bashku me dy djemtë dhe disa të afërm. Pas një mbushjeje dentare, ai nisi të shfaqte shqetësime shëndetësore, duke thënë disa herë “s’jam mirë”, e më pas humbi ndjenjat.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë infarkti. Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit për të analizuar procedurat e ndjekura gjatë trajtimit, ndërsa nga hetimet e deritanishme nuk është konstatuar ndonjë përgjegjësi nga ana e dentistit.

Gjatë mbrëmjes, dentisti u shoqërua në Komisariatin e Policisë Devoll për t’u marrë në pyetje, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco