Kurthi ndaj 47-vjeçarit! Autori mbërriti në vendin e krimit me motor, priti në këmbë shënjestrën dhe e qëlloi me plumb. Detajet nga ekzekutimi i Artur Bashimit

Kurthi ndaj 47-vjeçarit! Autori mbërriti në vendin e krimit me motor, priti në këmbë shënjestrën dhe e qëlloi me plumb. Detajet nga ekzekutimi i Artur Bashimit

09:37, 19/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kamerat e sigurisë në rrugë kanë regjistruar me çdo detaj të ekzekutimit të 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi në rrugën Michael Voda, në Agios Panteleimonas.

LEXO EDHE: Atentat shqiptarit në Athinë/ Ekzekutohet Artur Bashimi, mik i Bledar Jambellit dhe pjesë e një grupi kriminal (FOTO + VIDEO)

 

Sipas mediave greke, kamerat kanë filmuar autorin, një burrë me gjatësi mesatare, të veshur me rroba të errëta dhe me helmetë në kokë që mbërrin në vendngjarje me një motor.

Më pas ai ka parkuar motomjetin dhe ka pritur në këmbë objektivin e tij. Kur 47-vjeçari mbërriti, autori i krimit iu afrua dhe hapi zjarr. Një plumb nga pistoleta e goditi viktimën në gjoks.

LEXO EDHE: U ekzekutua në Athinë/ 47-vjeçari vëllai i Marsel Bashimit dhe mik i Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të akuzuar për vrasjen e komisarit Artan Cukut

Autori e tërhoqi këmbëzën për herë të dytë, por arma u bllokua. Në video shihet duke tërhequr këmbëzën dhe një fishek i ra në tokë, të cilin policia e gjeti së bashku me gëzhojën e zbrazët.

Menjëherë pas kësaj, personi i armatosur u zhduk me motorin që kishte përdorur për të arritur në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco