Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

SYRI TV/ Vrau bashkëmoshatarin, lihet në burg autori! Gjykata e Korçës jep masat edhe për 7 të arrestuarit

19:30, 17/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 14-vjeçarin Enedio Guri, i cili akuzohet se vrau me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo. Ai akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje”.

Gjykata caktoi arrest në burg edhe për babain dhe xhaxhain e autorit, pasi penguan zbardhjen e ngjarjes duke fshehur thikën me të cilën u krye vrasja. Për mikun e familjes që ndihmoi autorin të largohej me makinë, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”, ndërsa për 4 të miturit u vendos masa “detyrim paraqitjeje”.

Autori i dyshuar, Enedio Guri, në seancën gjyqësore të zhvilluar këtë të diel, pranoi krimin duke shprehur pendesë. Sipas avokatit të tij, Guri tha se nuk donte të vriste Erald Xhejon, por situata ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 14 gusht të këtij viti, në një lagje të fshatit Pirg, në Bashkinë Maliq, ku Enedio Guri, pas një konflikti, qëlloi me thikë 14-vjeçarin Erald Xhejo, duke i shkaktuar vdekjen. Konflikti midis dy adoleshentëve ka zanafille para një viti, dhe as familjarët dhe as policia nuk morën masa për parandalimin e ngjarjes së rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco