Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

EMRI/ Përndoqi dhe dhunoi një 30-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

EMRI/ Përndoqi dhe dhunoi një 30-vjeçare, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

09:42, 17/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Fatjon Ahmetaj, nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë, pasi përndoqi dhe ushtroi dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit në polici të 30-vjeçares, sipas të cilës, 38-vjeçari i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri.  

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi Fatjon Ahmetaj, 38 vjeç, banues në Lushnjë”.

Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregtar në të cilën ajo punonte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco