Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Aksident në Elbasan-Cërrik mes dy makinave, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

Aksident në Elbasan-Cërrik mes dy makinave, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:36, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Cërrik.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Jagodinës.

Në këtë ngjarje janë përfshirë dy automjetet.

Përplasja ka qenë e fortë dhe njëri mjet ka rënë në kanalin me ujë që ndodhet anash rrugës ku ndodhi ngjarja.

Nga aksidenti janë plagosur dy persona. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco