Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra të Skëndërbegasit, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra të Skëndërbegasit, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

17:37, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Problematike vijon të mbetet situata me zjarret në Gramsh. Sipas autoriteteve, rezulton se në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, janë riaktivizuar vatra zjarri.

Në Kullollas, në vendin e quajtur Mulliri, po ndërhyjnë punonjës bashkiakë dhe vullnetarë, ndërsa në fshatin Bletëz po operon 1 mjet zjarrfikës i MZSH Gramsh me 3 efektivë.

E njëjtë situata paraqitet situata edhe në njësinë administrative Kukur, në Teqen e Dushkut, ku herë pas here aktivizohen vatra të vogla.

Deri në orën 12:00 ka operuar 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë të MZSH Gramsh, 2 forca pyjore dhe 10 banorë. Vështirësitë janë për shkak të trashësisë së humusit, ndërsa vatrat e zjarrit mbeten aktive.

Edhe Elbasani ka shfaqur problematika me vatrat e zjarrit, të cilat vijojnë të jenë aktive në  njësinë administrative Zavalinë, në Malin e Shirokës. Në terren janë angazhuar 6 efektivë të MZSH Elbasan, 9 punonjës të ndërmarrjes pyjore dhe 6 forca bashkiake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco