Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

U hodhën në det për të ndihmuar të renë që lundronte me kanoe, shpëtohen tre pushues në Vlorë

15:46, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tre pushues rrezikuan jetën në det pranë plazhit të Ujit të Ftohtë, por u shpëtuan falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare Vlorë.

Salla e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit (DRKM) mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe rreth 1 milje larg bregut dhe kishte vështirësi për t’u kthyer.

Dy pushues të tjerë u hodhën në det për ta ndihmuar, por për shkak të distancës së madhe nga bregu edhe ata u vunë në rrezik.

Policia Kufitare raportohet se nis mjetin lundrues dhe arriti të marrë në bord të tre personat, duke i nxjerrë në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco