Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

EMRI-Sherr masiv në Laç, një i arrestuar e 4 në kërkim/ Dyshohet për të shtëna me armë zjarri

15:39, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Pesë persona janë përfshirë në një konflikt masiv paraditen e kësaj të shtune në Laç, teksa dyshohet se ka patur edhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 11:00, në rrugën ‘Kurbini’, teksa Policia ka arrestuar njërin prej tyre, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga është vënë shtetasi Klajdi Rryta alias Klajdi Tusha, 37 vjeç, banues në Tiranë, të cilit raportohet se në momentin kur është kapur, i është gjetur dhe një armë zjarri e tipit ‘Glock’, me fishek në fole gati për qitje.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit G. D., 27 vjeç, banues në Tiranë; E. Sh., 29 vjeç; E. Sh., 34 vjeç; si dhe E. R., 32 vjeç, banues në Laç, të përfshirë në konfliktin masiv.

Policia thotë se nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt, nga i cili nuk ka të dëmtuar.

Materialet janë referuar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme, për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, ‘Kanosja’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’, të kryera në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco