Një 41-vjeçar nga kryeqyteti ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij për motive të dobëta.
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla” (Yzberisht), një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin me iniciale F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net