Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

SYRI TV/ Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës presin me orë të gjata

12:38, 16/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqiptarët e Kosovës që kanë vendosur të kalojnë fundjavën në bregdetin shqiptar janë përballur me pritje të gjatë në pikën e pagesës në Kalimash. Edhe pse janë shtuar sportelet, kjo është një situatë e përsëritur në Rrugën e Kombit dhe pushuesit kërkojnë zgjidhje çdo vit.

SYRI TV

Fundjava ka rikthyer sërish fluksin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Qindra shqiptarë të Kosovës presin pranë pikës së pagesës në Kalimash, ndërsa radhët e makinave shtrihen në disa kilometra. Firma koncesionare ka shtuar numrin e sporteleve për të përballuar ngarkesën, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur trafikun dhe vonesat.

Rruga e Kombit mbetet nyja kryesore që lidh Kosovën me bregdetin shqiptar dhe gjatë muajve të verës përballet me mbingarkesë të përsëritur. Edhe pse fluksi është i pritshëm çdo sezon turistik, autoritetet nuk kanë vendosur ende masa të posaçme për menaxhimin e trafikut në këtë segment.

Për shumë qytetarë, rruga drejt pushimeve nis me pritje dhe stres, ndërsa kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme për lehtësimin e qarkullimit në këtë aks strategjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco