Nga SYRI TV
Është zbardhur vrasja e 14 vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij në Maliq. Për këtë ngjarje veç autorit janë arrestuar edhe 7 persona të tjerë, mes të cilëve familjarë të autorit Enedio Guri dhe 4 të mitur që ndodheshin të pranishëm. Policia thotë se ngjarja e ka zanafillën mbi një konflikt të vjetër dhe se ditën e djeshme konflikti nisi mbi motive banale. Babai dhe xhaxhai i autorit ndihmuan këtë të fundit të largohej nga vendi i ngjarjes si dhe të fshihnin thikën e përdorur në krim.
Tetë persona janë vënë në pranga për ngjarjen e rëndë trë ndodhur në Maliq ku u vra një I mitur 14 vjeçar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Policia thotë se ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Erald Xhejo dhe mes të arrestuarve janë autori Enedio Guri, 14 vjeç, babai dhe xhaxhai i tij Edison dhe Roland Guri.
Gjithashtu në pranga janë vënë edhe katër të mitur dhe një 34-vjeçar i identifikuar Flori Çela, të cilët ishin të pranishëm gjatë konfliktit mes dy adoleshentëve.
Sipas policisë autori Enedio Guri pas kryerjes së krimit ka tentuar të largohej nga vendngjarja me automjet së bashku me 34-vjeçarin që ishte i pranishëm gjatë sherrit mes të miturve.
Ndërsa babai dhe xhaxhai i autorit kanë marrë thikën që u përdor në ngjarje, e kanë larë dhe e kanë fshehur.
Ndërkohë katër të miturit që ishin të pranishëm gjatë krimit kanë tentuar nëpërmjet deklarimeve në polici të pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Gjithashtu është sekuestruar thika, automjeti me të cilin tentuan të largoheshin autori dhe 34-vjeçari si dhe 5 celularë.
Ngjarja e rëndë sipas verifikimeve dhe hetimeve të policisë nuk e ka zanafillën ditën e krimit. Konfliktet mes dy të miturve dyshohet se kanë nisur së paku një vit më parë.
Autori i krimit, Enedio Guri, gjatë kohëve të fundit kishte publikuar në rrjetet sociale disa postime me përmbajtje shqetësuese, duke pozuar me armë dhe mesahe paralajmëruese për një ngjarje. Sipas të dhënave të dy 14-vjeçarët janë takuar rastësisht të enjten në lokalin e fshatit Pirg. Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre.
Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë dhe ka qenë pikërisht takimi i rastësishëm i cili ka nisur me fjalë të tipit “pse më shikon” dhe më pas agravoi deri në përdorimin e thikës që 14 vjeçari posedonte.
14 vjeçari i cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike teksa fillimisht mori ndihmë mjekësore në spital pasi kishte marrë lëndime në trup gjatë e konfrontimit, çfarë ka penguar deri tani marrjen në pyetje nga grupi hetimor.
Sipas raportit të ekspertizës mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes. Banorë të fshatit Zvirinë dhe miq të familjes Xhejo, janë shprehur të tronditur nga krimi.
© SYRI.net