Policia e Lezhës ka finalizuar hetimet dhe ka referuar në Prokurori materialet për dy shtetas të dyshuar për zjarrvënie në fshatrat Kakarriq dhe Velë.
Si pasojë e zjarreve të shkaktuara, është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme bimësie, duke rrezikuar banorët dhe mjedisin.
Policia vijon punën për parandalimin e veprimeve të tilla të rrezikshme, ndërsa bëhet apel për qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo situatë të dyshimtë.
Njoftimi i Policisë Lezhë:
Në vijim të punës për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e komisariateve të Policisë Lezhë dhe Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. Gj., 61 vjeç, banues në fshatin Kakarriq, Lezhë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin ku banonte, është djegur bimësi;
-A. D., 61 vjeç, banues në fshatin Rrajë e Velës, Mirditë, pasi si pasojë e përhapjes së zjarrit që dyshohet se ka ndezur në fshatin Velë, është djegur bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net