Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Korçë/ Vatra zjarri ende aktive në Parkun natyror të Gërmenjës, e vështirë ndërhyrja

Korçë/ Vatra zjarri ende aktive në Parkun natyror të Gërmenjës, e vështirë ndërhyrja

09:19, 15/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës,  në qarkun e Korçës, afër kufirit me Greqinë, vijojnë të jenë aktive disa vatra zjarri.

Situata paraqitet disi më e qetë sot, por rreziku mbetet, sidomos në zonat kufitare. Shumica e vatrave ndodhen jashtë territorit shqiptar, por zjarri është ende i pranishëm edhe në anën tonë.

Në terren janë të angazhuara rreth 40 persona nga shërbimet zjarrfikëse, administrata e zonave të mbrojtura, bashkia dhe vullnetarë.

Terreni është i vështirë për ndërhyrje dhe kërkon afro 3 orë ecje për të mbërritur në zonën e prekur. Gjithashtu, zona është e rrezikshme për shkak të pranisë së municioneve të mbetura.

Prej tre ditësh po punohet për hapjen e rrugëve dhe krijimin e brezave mbrojtës, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e zjarrit drejt zonës së mbrojtur të parkut.

Ka kontakte me autoritetet greke për koordinim në zonën kufitare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco