Policia e Korçës ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur dje në fshatin Pirg të Maliqit, ku 14-vjeçari, Erald Xhejo, humbi jetën pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Për ngjarjen janë vënë në pranga 8 persona, mes tyre autori i dyshuar, Enedio Guri, babai dhe xhaxhai i të miturit dhe një 34-vjeçar i pranishëm në sherr.
Sipas Policisë, autori i dyshuar, i mituri 14-vjeçar nga fshati Leminot, pas kryerjes së krimit tentoi të largohej me automjet nga vendngjarja. Ai është proceduar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Gjatë konfliktit, ai ka marrë dëmtime të lehta, është trajtuar në spital dhe ka lënë ambientet mjekësore po dje.
Në pranga kanë rënë edhe babai dhe xhaxhai i tij, të dy 44 vjeç, të akuzuar për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi kanë fshehur thikën me të cilën u krye krimi. Po ashtu, u arrestuan katër të mitur nga fshati Zvirinë, të cilët, sipas hetimeve, përmes deklarimeve të tyre tentuan të pengojnë zbardhjen e ngjarjes, si dhe një 34-vjeçar nga Leminoti, i akuzuar për “Moskallëzimin e krimit”.
Lexo dhe: Armë dhe mesazhe kërcënuese: Çfarë postonte në rrjete sociale vrasësi i bashkëmoshatarit në Maliq
Gjatë operacionit, policia sekuestroi mjetin prerës (thikë), automjetin me të cilin tentuan të largoheshin disa prej të dyshuarve, si dhe pesë celularë që mund të përmbajnë prova të rëndësishme për hetimin.
Hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Të arrestuarit
Enedio Guri autori 14 vjeç
Edison Guri - Babai i 14 vjeçarit
Roland Guri - xhaxhai i 14 vjeçarit
Flori Çela - i pranishëm gjatë sherrit
4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit"
Njoftimi
Për këtë rast, Policia e Korçës arrestoi 8 shtetas:
-14-vjeçarin autor të dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet;
-babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;
-4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës;
-një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.
Sekuestrohen mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:
-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt". 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës";
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net